Ministritë, caktohen kompetencat

18/09/2013 00:00

Në mbrëmje, kryeministri Rama zhvilloi mbledhjen e dyte të Këshillit të Ministrave.

Në vendimet e marra u përcaktua fusha e përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Energjisë e Industrisë, asaj të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Trëgtisë e Sipërmarrjes dhe fusha e përgjegjësisë e ministrit  të Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentit, funksion i cili i është ngarkuar zotit Ilirjan Celibashi.

Po ashtu është përcaktuar fondi për funksionimin e ministrive të reja që i janë shtuar kabinetit.

Kryeministri Rama i ka kërkuar ministrave që brenda një jave të paraqesin planet për reformen strukturore për secilen nga dikasteret që ata drejtojnë.

Ndërkohë, në darkë rreth ores 20.00 Rama mblodhi edhe kryesinë e Partise Socialisite në qytetin e Durresit, ndërsa te enjten do të niset për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Top Channel