Kukësi fiton në Korçë, Vllaznia mposht Tiranën

18/09/2013 16:20

Kukësi arriti një fitore të bujshme në fushën e kampionëve në Korçë, Vllaznia mposhti Tiranën në një prej ndeshjeve me më shumë traditë dhe histori në kampionatin tonë, ndërsa Flamurtari regjistroi humbjen e parë në këtë javë të tretë Superligës, e cila zhvilloi ndeshjet e saj gjatë së mërkurës.

Për t’u veçuar edhe frenimi i papritur i Partizanit, që në Tiranë nuk mundi të shkonte më shumë se një barazim i vuajtur 2-2 ndaj Bylisit.

Në ndeshjen përmbyllëse të javës, golat e Prognit dhe Hoxhës i dhanë një avantazh të shpejtë verilindorëve që në pjesën e parë.

Nënkampionët fituan eventualisht 1-3, duke i shkaktuar Skëndërbeun humbjen e parë në fushën e tij në këtë sezon dhe të dytën radhazi prej shumë kohësh, pas disfatës së një jave më parë ndaj Flamurtarit.

Në “Loro Boriçi”, shkodranët bënë diferencën duke realizuar dy herë në pjesën e parë, me Shtubinën dhe Busiç, ndërsa bardheblutë mbyllën ndeshjen me dhjetë futbollistë pas kartonit të kuq për Gerç, pas një gjesti anti-sportiv në të 15′, kundër rivalit Rajoviç.

Në Durrës, Teuta e cila ngjitet përkohësisht në krye të klasifikimit arriti të triumfonte ndaj vlonjatëve vetëm në minutat e fundit të takimit. Për durrsakët, Xhafaj realizoi që në fillimin e ndeshjes, por Arbitri barazpeshoi rezultatin 12 minuta nga fundit dhe u desh goli i Mustafajt në kohën shtesë për të bërë diferencën mes dy ekipeve.

Pas dy fitoreve në dy javët e para, kjo ishte edhe ndalesa e parë për kuqezinjtë.

Në Tiranë, Partizani u befasua nga një Bylis shumë mirë i vendosur në fushë dhe agresiv, që pasoi realizoi dy gola në pjesën e parë, u arrit me shumë vuajtje nga të kuqtë, falë autogolit të Idrizaj dhe Sodjes.

Në ndeshjet e tjera, Lushnja dhe Kastrioti arritën fitore të vyera, përkatësisht përballë Laçit dhe Besës së Kavajës.

Top Channel