Guardiola: Ndeshja e parë, gjithmonë e vështirë

18/09/2013 00:00

Pep Guardiola u shpreh i kënaqur me fitoren e Bayern Munchen ndaj CSKA-së së Moskës me rezultatin 3-0 dhe tha se ndeshja e parë është gjithmonë e vështirë për kampionin në fuqi.

“Jam shumë krenar, nuk është e lehtë të fitosh ndeshjen e parë pas asaj që ndodhi sezonin e kaluar. Kur fiton Ligën e Kampioneve, shumë mendojnë se gjithçka do të jetë e lehtë, por ndeshja e parë është gjithmonë e vështirë për kampionët në fuqi”, tha trajneri i bavarezëve për ‘Sky’.

Guardiola theksoi se është i lumtur që Bayern Munchen luajti më pak me krahët se herët e tjera.

“Luajtëm më shumë në qendër dhe mendoj se kjo lojë na bën më të rrezikshëm”, nënvizoi ish-trajneri i Barcelonës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA