Conte: Duhet të kishim fituar me goleadë

18/09/2013 00:00

Antonio Conte u shfaq shumë i hidhëruar pas barazimit të Juventusit të tij në Danimarkë ndaj Kopenhagenit.

“Në pjesën e parë patëm vështirësi sepse ata e nisën lojën të motivuar dhe ne po e qarkullonim ngadalë topin. Të komentosh këtë barazim 1-1 është e vështirë kur mendon se duhet të kishim fituar me goleadë, duke marrë parasysh lojën që bëmë dhe rastet e shumta që krijuam”, theksoi trajneri i bardhezinjve.

Conte e analizon kështu ndeshjen: “Goditëm shumë herë portën, kishim 10 raste të pastra, por nuk fituam. Duhet të mësojmë nga ky takim. Nuk mbaj mend që nën drejtimin tim Juventusi të ketë pasur kaq shumë raste në një ndeshje. Mbase portieri i tyre u tregua i zoti, por ne duhet të kishim shënuar patjetër.”

Tekniku italian shpjegoi edhe mosaktivizimin e Fernando Llorente: “Është budallallëk që ndaj një skuadre të fortë në lojën në ajër, por të ngadaltë, të fusësh lojtarë të gjatë. Tevez, Quagliarella dhe Giovinco krijuan raste, thjesht duhet të fusnin topin në portë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA