Button: “Martesë” problematike Alonso-Kimi

18/09/2013 19:50

Bashkimi i Alonsos dhe Raikkonen në një skuadër do të krijojë probleme për Ferrarin, duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

I këtij mendimi është ish-kampioni i botës dhe piloti i McLaren, Jenson Button, i cili beson se bashkëjetesa e dy pilotëve tek “kokëkuqja” nuk do të jetë aspak e lehtë.

“E njoh Fernandon, ashtu siç njoh edhe Kimin brenda e jashtë pistës. Të dy janë pilotë të jashtëzakonshëm, por druaj se do të konfliktohen me njëri-tjetrin kur të ndajnë të njëjtën skuadër. Disa teknikëve të Ferrarit që i njoh, me shaka i kam thënë që të shijojnë tani kohën e bukur, përpara stuhisë së sezonit të ardhshëm”, deklaroi Button.

Ndonëse Ferrari do të jetë skuadra e vetme në xhiron e Formulës 1 me dy ish-kampionë bote në skuadër, Button nuk ndihet i frikësuar prej potencialit që mund të kenë rivalët. “Do të jetë argëtuese të shikojmë bashkëjetesën Kimi-Fernando nga jashtë, por a do të jetë me këtë dyshe Ferrari më i fortë? Unë mendoj se jo”, shtoi piloti i McLaren.

Top Channel