Nishani, akuza Ramës për portretin

17/09/2013 00:00

Presidenti i Republikës Bujar Nishani e ka cilësuar të paprecedentë
vendimin e parë të Qeverisë Rama për të hequr fotografinë e kreut të
shtetit nga të gjitha institucionet dhe zëvendësimin me atë të Ismail
Qemalit.

“Në fakt është e padëgjuar më parë që një kryeministër ta nisë punën e tij me heqjen e fotos së Presidentit të vet. Nuk ka ndodhur në asnjë vend, nuk duhet të ndodhë, nuk është serioze. Heqja e fotos së Presidentit nuk është punë, është një gjest dhe si i tillë nuk kërkon angazhime, është i kollajtë, nuk kërkon lodhje, nuk kërkon fantazi, nuk kërkon inteligjencë. Presidenti i Republikës pret nga Kryeministri të bëjë punë dhe jo gjeste”, tha Nishani.

Por kreu i ri i Kuvendit, Ilir Meta ka hedhur poshte akuzat duke i rikujtuar presidentit Nishani se heqjen e fotografise se kreut te shtetit e ka bere me pare Jozefina Topalli. Pikerisht ne kohen e perplasjes me ish-presidentin Bamir Topi fotografite e tij u hoqen ne menyre te befte nga sallat e komisioneve parlamentare e me tej, cka do te thote sipas zotit Meta, se pergjegjesine kreu i shtetit duhet ta kerkoje tjeterkund.

“Nuk mund ta heq portretin e Presidentit nga zyra e Kryetarit të Kuvendit, sepse nuk e kam gjetur portretin e tij në këtë zyrë por do ta vendosim javës tjetër Portretin e Presidentit të Republikës në respekt të asaj që përfaqëson Kuvendi dhe të asaj që përfaqëson Presidenti në Kushtetutë, ashtu sikurse do të vendosim kudo portretin e Ismail Qemalit, themeluesit të shtetit tonë”, tha Meta.

Ne janar te vitit 2010 Top Channel solli pamjet sesi ne sallat e komisioneve parlamentare, ku deri me pare kishte qene fotografia e Bamir Topi mbeten vetem muret boshe dhe fotografite e kreut te atëhershem te shtetit ishin hequr te gjitha.

Top Channel