ITF dënon Marin Cilic

17/09/2013 00:00

Tenisti kroat Marin Cilic ka marrë një sanksion të rëndë nga Federata Ndërkombëtare e këtij sporti duke u pezulluar me 9 muaj për shkak të përdorimit të dopingut.

Rasti në fjalë që përfshiu sportistin ballkanas bëri shumë bujë në këtë sport, ku substancat e ndaluara nuk janë shumë të përhapura, ndërsa testet zbuluan se Cilic doli pozitiv me stimulantin niketamidin.
 
Në një njoftim për shtyp të Federatës ndërkombëtare të Tenisit thuhet se Marin Cilic ka marrë këtë hormon të ndaluar në mënyrë aksidentale sepse kishte marrë niketamidinë përmes tabletave të glukozës. Por, Federata nënvizon gjithashtu se kjo është bërë nga tenisti pa qëllimin për të mashtruar autoritetet dhe për të rritur performancën nëpër turne.

Pezullimi i Marin Cilic ka nisur më 1 maj dhe kjo do të jetë një lehtësi e vogël për tenistin kroat pasi do ta lejojë të rikthehet në fushat e lojës në 31 janar. Cilic doli pozitiv në turneun e Mynihut të zhvilluar këtë vit.

Top Channel