Hamilton: Marina Bay, pistë që më përshtatet

17/09/2013 00:00

Lewis Hamilton është optimist në prag të Cmimit të Madh të Singaporit edhe pse rezultatet e tij në dy garat e fundit të Botërorit të Formulës 1 kanë qenë zhgënjyese.

Piloti i Mercedes mendon se cirkuiti i Marina Bay i përshtatet shumë stilit të tij të pilotimit.

“Si cirkuit urban që është, dizenjo e Marina Bay-t i përshtatet shumë pilotimit tim. Është një cirkuit në të cilin duhet të punosh shumë me makinën për të përballuar sa më mirë kthesat e forta”, theksoi britaniku në deklarata të lëshuara për faqen zyrtare të skuderisë së tij.

Kampioni i Botës në vitin 2008 e di mirë që duhet të reagojë pas “fundjavave të vështira në Belgjikë dhe Itali”.

“E di që të gjithë presin që të marrim veten dhe të shfrytëzojmë secilën nga 7 garat e fundit për paraqitje të mira”, përfundoi Hamilton.

Top Channel