F1, Massa hakmerret me Alonson

17/09/2013 00:00

Fernando Alonso do të ketë një armik më shumë në misionin e tij të pamundur për t’i shkëputur titullin kampion gjermanit Sebastian Fetel.

Zhvillimet e fundit në kampin e Ferrarit kanë sjellë efekt edhe në lojën e skuadrës, pasi tani piloti iberik nuk do të ketë më mbështetjen e Felipe Masës në garat e mbetura të Formulës 1.

Felipe Massa, sipas burimeve pranë pilotit brazilian, ka ndërmend që të hakmerret pasi u largua nga Ferrari për t’i bërë vend finlandezit Kimi Raikonen. Në garat e fuindit që do të zhvillojë me “Kokëkuqen”, piloti latin ka konfirmuar edhe personalisht se tashmë do të mendojë për rezultatet personale.
 
“Nuk do të ndihmoj Alonson në garat e mbetura por tani do të synoj vetëm sulmin. Jam duke zhvilluar tratativa me skuadrën e Lotus dhe nga pikëpamja ime kjo skuadër është konkurruese me të tjerët. Po përpiqemi të gjejmë një pikë të përbashkët jo vetëm për mua, por edhe për Lotusin që të ketë një makinë që të rivalizojë të tjerat”, tha Felipe Masa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA