Dënime për Flamurtarin dhe Kukësin

17/09/2013 00:00

Komisioni i Disiplinës në FSHF nuk ka treguar asnjë mëshirë për dhunën në stadiume që u rishfaq këtë vit në javën e dytë të Superligës.

Sigurisht që dënimi më i ashpër ka ardhur për skuadrën e Flamurtarit, të cilës i janë hequr tre pikë nga klasifikimi i përgjithshëm dhe zhvillimin e 4 ndeshjeve të ardhshme jashtë fushës së vet. Shkak për këtë masë ndëshkimore është bërë goditja në tribunën VIP e presidentit të klubit të Skënderbeut, Ardian Takaj, gjatë ndeshjes Flamurtari-Skënderbeu si dhe diskriminimi i ekipit korçar nga tifozët vlonjatë.

Pas këtij vendimi, skuadra e Flamurtarit, e cila është e vetmja që ka fituar 2 ndeshje, ia lë vendin e parë Teutës dhe zbret në kuotën e 3 pikëve, po aq sa Vllaznia dhe Partizani që mbajnë vendin e katërt dhe të pestë.

Nuk i ka shpëtuar ndëshkimit edhe skuadra e Kukësit, në fushën e të cilës gjyqtari u detyrua ta mbyllë para kohe ndeshjen me Vllazninë për shkak se tifozët verilindorë hodhën sende të forta në fushë. Disiplina i ka dhënë fitoren në tavolinë skuadrës shkodrane e cila ishte duke fituar 3-1 deri në momentin e acarimit të tifozëve.

Ashtu si Flamurtari, edhe skuadra e Kukësit është e detyruar t’i luajë 4 ndeshjet e ardhshme jashtë fushës së saj. Komisioni i Disiplinës ka paralajmëruar klubin e Besës se në rast përsëritjeje të sjelljeve jo të mira të tifozerisë së saj, siç bënë në sfidën me Teutën, atëherë skuadra e Besës do t’i luajë 2 ndeshjet e ardhshme në stadiumin e Kavajës, por pa mbështetjen e tifozerisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA