Champions, Napoli pret Dortmundin

17/09/2013 00:00

Stadiumi “San Paolo” zor se ka një vend të lirë në ndeshjet rutinë në Serinë A, por nëse zbarkojnë nënkampionët e Europës, sigurisht që “lufta” për një biletë merr përmasa edhe më të mëdha.

Në prag të sfidës kundër gjermanëve të Borussia Dortmund në Ligën e Kampioneve, tifozët e skuadrës jugore po frymëzohen dhe nga promo televizive të tilla që krahasojnë këtë ndeshje futbolli me apokalipsin.

Ndërkohë, në fushën e lojës do të ndikojnë direkt Rafael Benitez dhe Gonzalo Higuain, i pari përmes pankinës dhe i dyti do të marrë frenat e sulmit për të fituar kundër Borusias së Dortmundit të mërkurën në mbrëmje. Të dy protagonistët e Napolit kanë shprehur optimizmin se mund të fitojnë ndaj gjermanëve.

“Të gjithë futbollistët e njohin thuajse mirë Ligën e Kampioneve. Është një turne i vështirë dhe unë shpresoj që Napoli të bëhet një nga skuadrat më të forta në Europë duke nisur nga kjo ndeshje”, tha Higuain.
 
“Ne do të luajmë ndaj skuadrës nënkampione të Europës dhe të parës në renditjen e Bundesligës. Është një ekip që ka punuar me të nëjjtin trajner për 6 vjet dhe që e respektojmë. Por, Napolit i pëlqejnë sfidat e mëdha. Duhet të konfirmojmë rritjen dhe jo vetëm rezultatet”, tha trajneri Benitez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA