Tahiri takon krerët e Policisë dhe kryeprokurorin

16/09/2013 00:00

Ministri i Brendshem Saimir Tahiri ka thirrur me urgjencë drejtuesit e
Policisë së Shtetit gjatë një takimi, ku e cilësoi gjendjen e rendit
publik në vend, një emergjencë kombetare.

“Eshtë alarmante dhe pa ekzagjërim, është emergjencë kombëtare. Përgjegjësia duhet gjetur fillimisht tek vullneti politik në situatën që jemi, por besoj po njëlloj, që përgjegjësia është dhe brenda kësaj salle, përgjegjësia për këtë situatë është edhe brenda radhëve të Policisë së Shtetit. Sot është koha për të ngritur në këmbë Policinë e Shtetit dhe për të rivendosur sigurinë e jetës dhe të pronës qytetarëve”, tha Tahiri.

I sapoemeruar ne kete detyre Tahiri tha se Qeveria do ta mbeshtese policise pa kufizime dhe kercenoi se koha e  te paprekshmeve nuk do te ekzistoje me. Per kreun e ri te Ministrisë së Brendshme, kush polic do te frenohet per te bere detyren nga nje telefonate do te largohet nga radhet e saj.

“Askush prej punonjësve të Policisë së Shtetit në përmbushje të detyrës nuk do të kthehet mbrapsht me telefon, apo do të pengohet të bëjë detyrën në përmbushje të ligjit. Kjo është tradhti ndaj punonjësve të ndershëm të policisë së Shtetit. E kam konsideruar, vazhdoj ta konsideroj dhe do të vazhdoj ta konsideroj tradhti. Kush nuk e respekton këtë parim është dhe do të mbetet i padëshirueshëm në Policinë e Shtetit. Kemi marrë një angazhim që pres të bëhet realitet menjëherë. Nuk ekzistojnë më miqtë, kushërinjtë, pushtetarët”, tha Tahiri.

Ministri kerkoi angazhim maksimal dhe detyra 24 orëshe për të kthyer besimin tek forcat e rendit.

Tahiri-Llalla, diskutohet për rendin
Ministri: Më shumë bashkëpunim kundër krimit të rrugës

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka zhvilluar pasditen e së hënës një takim me kreun e Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla.

Në fokus të këtij takimi ka qenë bashkëpunimi i dy organeve për përmirësimin e situatës së rendit në vend.

Gjatë takimit Tahiri ka kërkuar një forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve prokurori-polici, për t’i vënë fre krimit të rrugës në kohë sa më të shpejtë.

Gjithshtu, ministrin i ri i rendit publik kërkoi një bashkërendim të të dyja palëve në luftën kundër krimit të organizuar.

Më herët ministri Tahiri takoi edhe kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi.

Rikthimi i rendit publik

Menjëherë pas mbledhjes së parë të qeverisë Rama, ditën e diel, ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri nuk humbi asnjë minutë, por iu drejtua zyrës për të nisur nga puna.

Takimin e parë ai e zhvilloi me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Hysni Burgaj.
Burime nga Policia e Shtetit thanë për Top Channel se në qëndër të takimin ishte situata e rendit publik, e vlerësuar prej Tahirit si emergjente.

Ministri i Tahiri i kërkoi zotit Burgaj nisjen e menjëhershme të marrjes së masave emergjente në përballjen me krimin në vend.

“Diskutuam me Tahirin për cështje punë. bashkëpunimi do të jetë në të gjitha drejtimet në luftë kundër krimit”, u shpreh Burgaj pas takimit.

Top Channel