Prandelli: Interi mund të luftojë për titull

16/09/2013 19:35

Trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, beson se Interi mund të jetë në gjendje që të luftojë për titullin kampion në këtë sezon të Serisë A.

I impresionuar nga cilësia e lojës së shfaqur prej zikaltërve në derbin me Juventusin, Prandelli deklaroi: “Inter-Juve ishte një ndeshje që i dha kuptim punës së të dy ekipeve. Ndeshja i dha konfirmime Juventusit, por edhe Interit, që kuptoi se është në rrugën e duhur”.

“Interi ka cilësi, të dhëna fizike dhe disiplinë, ndaj mendoj që mund të luftoj deri në fund të sezonit për titullin kampion ose së paku për një vend midis më të mirëve. Kampionati për ta ka nisur mirë. E mira e këtij sezoni është që kam parë shumë ekipe që po përpiqen të bëjnë një lojë të bukur dhe kjo do ta bëjë shumë interesante derinë fund”, shtoi Prandelli.

Sipas trajnerit të Italisë, tre pjesëmarreset e vendit të tij në Champions League, Juventusi, Napoli e Milani mund të bëjnë me të vërtetë përpara në këtë sezon. “Italianet mund të arrijnë me të vërtetë gjëra domethënëse në këtë sezon. Kanë përvojë e futbollistë me cilësi që mund t’i ndihmojnë të arrijnë objektiva të rëndësishëm”, tha Prandelli.

Top Channel