Mario Gomez, 3 muaj jashtë

16/09/2013 00:00

Lajm i keq për Fiorentinën. Dëmtimi që Mario Gomez pësoi në ndeshjen ndaj Cagliari ditën e dielë (1-1) është më i rëndë seç pritej.

Analizat kanë treguar se dëmtimi në gju nuk do e lejojë qendërsulmuesin gjerman të luajë për 2-3 muajt e ardhshëm.

Gjithsesi, në rast se analizat e mëtejshme do të tregojnë se dëmtimi është i shkallës së dytë ose të tretë, sulmuesi mund t’i nënshtrohet operacionit dhe mungesa e tij do të zgjatet në 6 muaj.

Fiorentina renditet në vendin e tretë të Serisë A me 7 pikë të grumbulluara nga 3 ndeshjet e para të kampionatit.

Top Channel