Klopp kritikon Joachim Low

16/09/2013 00:00

Trajneri i Borusias së Dortmundit, Jurgen Klopp, nuk i ka kursyer kritikat publike kundër teknikut të kombëtares gjermane, Joachim Loë për sjelljen jo korrekte me lojtarët e skuadrës së tij.

Matts Hummels ka humbur vendin e titullarit tek Gjermania duke zgjedhur Boateng të Bajernit, ndërsa pak ditë më vonë, një trajtim të njëjtë mori dhe Marcel Schmelzer.

Pikërisht për këtë, tekniku i Dortmundit mendon se ka një axhendë të fshehur dhe preferenciale në kombëtaren gjermane: “U çudita shumë kur nuk ishte titullar Shmelzer pasi ishte e njëjta gjë që ndodhi me Hummels. Kur bëhen gabime, jo domosdoshmërisht duhet t’i bëjë një futbollist i Borussias. Këto gjëra duhet të sqarohen nga trajneri. Gabimi që bëri Hummels në lojë ende rëndon tek lojtari.”

Por, nuk ka munguar dhe përgjigja e trajnerit të kombëtares, i cili ka shmangur polemikat.

“Nuk ka asnjë favorizim në politikat seleksionuese të ekipit dhe unë e kam përsëritur që Dortmundi ka bërë progres nën drejtimin e Klopp. Por, ndaj Paraguajit mbrojtja jonë nuk ishte në maksimum dhe për këtë bëra ndryshime.”

Top Channel