Kaka heq dorë nga paga gjatë dëmtimit
16/09/2013 19:55
Kaka vendosi që të refuzojë pagën për muajin në të cilin nuk do të jetë në gjendje që të luajë, për shkak të një dëmtimi të pësuar në ndeshjen e fundit me Torinon (2-2).
Braziliani, i cili mbërriti në këtë sezon tek Milani nga Reali, do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën tre javë, pasi vuajti një tërheqje.
I ndërgjegjshëm se kuqezinjtë bënë një sakrificë të rëndësishme ekonomike për të siguruar shërbimet e tij, Kaka vendosi që të tregonte përkushtimin e tij ndaj klubit pikërisht në këtë formë.
Lajmërimi i vendimit të 31-vjeçarit u bë nëpërmjet një video të postuar në faqen e internetit të Milanit, njëkohësisht skuadra e zemrës së fituesit të një Topi të Artë, Kakasë.
Top Channel