Eurobasket, përfundon faza e dytë

16/09/2013 00:00

Ka përfunduar faza e dytë në Grupin E në Kampionatin Evropian të basketbollit në Slloveni, duke sjellë dhe rezultate interesante në këtë pikë të kompeticionit.

Kështu, pjesëmarrjen në çerekfinale e kanë konfirmuar Serbia si e para e grupit dhe më pas Lituania nga vendi i dytë, Franca nga vendi i tretë dhe Ukraina nga renditja si e katërta më e mirë.
 
Letonia nuk arriti të kualifikohet në çerekfinale pasi pësoi një humbje befasuese nga Belgjika me rezultatin 60-56. Kjo ndeshje i bëri një favor direkt Ukrainës, duke i mundësuar kësaj kombëtareje që me gjithë humbjen nga Lituania të fitojë një biletë për tetë skuadrat më të mira të kontinentit europian. Më të spikaturit në këtë fitore të belgëve ishin Masot, me 14 pikë dhe Mukubu, me 13 pikë, ndërsa për Letoninë Freimans me 10 pikë ishte pak për të evituar disfatën.
 
Në sfidën e fundit të mbrëmjes, që vendosi për vendin e parë në grup, Serbia mposhti Francën me shifrat 77-65 dhe në këtë mënyrë në çerekfinale do të ketë përballë një rival më të lehtë në turneun që po zhvillohet në Slloveni. Më efikasi tek serbët ishte Krstic me 19 pikë në total, kurse për francezët ishin katër basketbollistë që shënuan nga 14 pikë secili.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA