Nisja e punës së Qeverisë së re është pasuar me largimin e të emëruarve të ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Prefekti i Korces Andrea Mano ka deklaruar kete te hene doreheqjen e tij nga posti qe ka mbajtur per 4 vite duke shprehur mirenjohjen dhe vleresimin per ish-kreun e Qeverise por edhe bashkepunetoret e tij. Mano nuk ka mohuar as faktin se ai mund te jete nje prej kandidateve per kreun e deges lokale te Partise Demokratike ne Korce.

Sipas tij ende nuk jane bere listat e atyre qe do te kandidojne por ai eshte shprehur i gatshem per te dhene mbeshtetjen dhe kontributin e tij.

Dy vite me pare Mano garoi per Bashkine e Korçes kundrejt Niko Peleshit, i cili tashme mban postin e zëvendëskryeministrit.

Top Channel