Menjëherë pas mbledhjes së parë të qeverisë Rama ministri i Punëve të
Brendshme Saimir Tahiri nuk ka humbur asnjë minutë, por i është drejtuar
zyrës për të nisur nga puna.

Takimin e parë e ka zhvilluar me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Hysni Burgaj.

Burime nga policia e shtetit i pohuan Top Channel se në qëndër të takimin ishte situata e vlerësuar prej Tahirit si emergjente me rendin.

Ministri i Tahiri i ka kërkuar zotit Burgaj nisjen e menjëhershme të marrjes së masave emergjente në përballjen me krimin në vend.

“Diskutuam me Tahirin për cështje punë. bashkëpunimi do të jetë në të gjitha drejtimet në luftë kundër krimit”, u shpreh Burgaj pas takimit.

Top Channel