Reali i zgjat kontratën Cristiano Ronaldos

15/09/2013 12:40

Reali i Madridit, nëpërmjet faqes së tij zyrtare në internet, lajmëroi këtë të dielë për gjetjen e një marrëveshje për zgjatjen e konratës me Cristiano Ronaldon.

Detajet e marrëveshjes do të zbulohen gjatë pasdites, në një ceremoni që do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” dhe në të cilën do të jetë i pranishëm vetë portugezi e presidenti Perez.

Në mungesë të detajeve konkrete, mësohet se Ronaldo do të shndërrohet në futbollistin më të paguar të kampionatit spanjoll, duke lënë pas Messin dhe Bale.

Ndonëse paga mbahet e fshehtë në bazë të një klauzole konfidencialiteti, sipas burimeve të “AS”, futbollisti do të përfitojë 12,5 milionë neto në sezon, plus 1,5 milionë të tjera shpërblim në bazë të sukseseve sportive.

Me këtë rinovim, marrin fund edhe thashethemet për mundësinë e largimit të Ronaldos nga Reali, të nxitura nga vetë futbollisti në fillim të vitit, kur deklaroi se nuk ishte më i lumtur me jetën në Madrid.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA