Milan, emergjencë dëmtimesh, edhe Montolivo

15/09/2013 17:50

Pas 3 ndeshjeve të luajtura në kampionat dhe 2 të tillave të luajtura në Champions, Milan duhet të bëjë llogaritë me një infermieri të tejmbushur.

Përgatitjet e ofruara nga stafi kuqezi, të cilët kishin për objektiv të çonin ekipin në një formë të mirë përpara duelit të dyfishtë me PSV Eindhoven, tashmë po japin frutet e padëshiruara.

Viktima e fundit e dëmtimeve është Riccardo Montolivo, i cili ashtu si El Shaarawy, përballet me një dëmtim muskular. Edhe Poli nuk doli mirë nga transferta në Torino.

Kapiteni kuqezi do t’i shtohet listës së gjatë së lojtarëve të infermieri, duke nisur nga Abate, De Sciglio, Silvestre, Bonera dhe Pazzini, të cilës ditën e shtunë iu bashkua edhe “Faraoni”, pas tërheqjes muskulare në bicipin femoral.

Të gjithë këta bëjnë pjesë në listën e vlefshme për të luajtur në Champions, por që nuk do të jenë të disponueshëm për ndeshjen kundër Celtic, të mërkurën.

Për Montolivo-n, në pritje të testeve specifike, dyshohet për një tërheqje që do të dojë për t’u rikuperuar të paktën 3 javë. Simptomat muskulare janë ato që shqetësojnë më shumë dhe që bëjnë të reflektosh mbi pikëpamjen e ngarkesës atletike të grupit.

Edhe Poli, në rastin e penalltisë së fituar mbrëmjen e së shtunës, pësoi një goditje: “Duhet të shoh nëse bëhet fjalë thjesht për një tronditje apo për diçka tjetër”.

Gjithë kësaj i shtohet edhe fakti që Kakà nuk është ende në kondicionin e tij më të mirë, madje edhe vet braziliani ka marrë një goditje jo për t’u nënvlerësuar në kavilje, kundër Torino-s.

Saponara dhe Niang nuk janë përfshirë në listën e Champions-it, duke bërë kështu që Allegri të ketë shqetësime të rëndësishme në këtë debutim në Europë, për këtë sezon.

Top Channel