Kat. 1, fiton Elbasani, ngec Apolonia e Dinamo

14/09/2013 18:20

Dinamo nuk fiton as në javën e tretë të Kategorisë së Parë, zhvilluar e gjitha këtë të shtunë, ndërsa Elbasani arriti një fitore prestigjioze në derbin e prefekturës, me rivalët e Shkumbinit.

Ndërsa dinamovitët barazuan 1-1 në Patos ndaj Albpetrolit, verdheblutë shënuan dy herë në secilën pjesë në “Ruzhdi Bizhuta”, për të mposhtur Shkumbinin me rezultatin 2-1.

Midis rezultateve të tjera që bien në sy, frenimi i papritur i Apolonisë në Fier nga Burreli, “pokeri” i Pogradecit ndaj Tomorit të Beratit dhe suksesi i sarandiotëve në fushën e Mamurrasit.

Rezultatet e javës së tretë
Tërbuni Pukë-Luftëtari    0-0
Mamurrasi-Butrinti          0-1
Kamza-Ada Velipojë       1-0
Elbasani-Shkumbini        2-1
Apolonia-Burreli             0-0
Pogradeci-Tomori           4-1
Albpetrol-Dinamo           1-1
Himara-Veleçiku            2-0

Renditja pas javës së tretë
7 pikë: Apolonia Fier, Elbasani
6 pikë: Veleçiku Koplik, Tomori Berat, Butrinti Sarandë, Pogradeci
5 pikë: Burreli
4 pikë: Albpetrol Patos
3 pikë: Shkumbini Peqin, Kamza, Himara
2 pikë: Luftëtari Gjirokastër, Dinamo Tiranë, Tërbuni Pukë
1 pikë: Mamurrasi
0 pikë: Ada Velipojë
Shënim: Kamza dhe Luftëtari kanë luajtur një ndeshje me pak

Top Channel