Bundesliga, “tenis” i Borusias, ndjek Bajerni

14/09/2013 21:00

Borussia e Dortmundit shfaqi një provë force në kampionat, duke mposhtur me një rezultat tenistin Hamburgun, të vetmen skuadër që kishte arritur të merrte pikë të plota ndaj nënkampionëve të Europës në kampionatin e vitit të shkuar.

Pas fitoreve 4-1 dhe 3-2 në transfertë të një viti më parë, Hamburgu u duk se do të rikonfirmohej si “macja e zezë” e Borussias, kur rikuperoi një disavantazh 2-0 në fillimin e pjesës së dytë.

Megjithatë, barazimi duket se vetëm sa provokoi stuhinë e ekipit të Klopp, që gjeti gjashtë herë rrugën e rrjetës, dy herë nëpërmjet Aubumeyangut, dy herë nëpërmjet Leëandoëskit dhe nga një herë me Mkhtaryan dhe Reus.

Kampionët në fuqi, Bajerni i Mynihut, vazhdojnë ndjekjen e kryesuesve të Dortmundit, falë fitores së rehatshme 2-0 ndaj Hannoverit, me gola të Mandzukic e Ribery.

Në ndeshjet e tjera, Leverkuseni mposhti Wolfsburgun 3-1, duke mbetur i treti në renditje, ndërsa Schalke arriti një fitore minimale në transfertë, në fushën e Mainzit.

Top Channel