Totti, përjetë me Romën

13/09/2013 00:00

Francesko Totti do të rinovojë kontratën me skuadrën e Romës. Futbollisti roman dhe drejtuesit e klubit verdhekuq kanë gjetur më në fund akordin për zgjatjen e bashkëpunimit të tyre deri në qershor të vitit 2016.

Kjo marrëveshje u arrit pas një sërë bisedimesh të zhvilluara mes futbollistit dhe klubit italian, gjë që i ka kënaqur të dy palët.

Mësohet se me kontratën e re Totti ka pranuar edhe një reduktim të pagës së tij e cila shkon në 3 milionë Euro nga 4.5 milionë që ishte në vitin 2009. Oferta fillestare e Romës në këtë pikë ishte 2.8 milionë, ndërsa kërkesa e Tottit 3.5 milionë Euro. Por, në fund Totti pranoi uljen e pagës si dhe heqjen dorë nga një pjesë e të ardhurave që vijnë nga të drejtat e imazhit të tij.

Por jo vetëm kaq, në kontratën e re të Tottit, që parashikon edhe një zgjidhje konsensuale të saj nëse Totti nuk do të jetë më në gjendje të luajë, është vendosur edhe një klauzolë që i siguron atij një rol drejtuesi te klubi i Romës. Sipas kësaj klauzole, Totti do të  jetë amabasori i skuadrës dhe do të ketë një kontratë 5-vjeçare me 600 mijë Euro në sezon.

Mendohet se Kapiteni i Romës do të nënshkruajë kontratën e re në fund të këtij muaji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA