Nis kampionati i boksit

13/09/2013 00:00

Pasditen e djeshme, në pallatin e sportit “Flamurtari” të qytetit të Vlorës, ka startuar kampionati i 22-të kombëtar i boksit. Në këtë kampionat marrin pjesë 7 ekipet më të mira të Shqipërisë dhe natyrisht edhe boksierët më të mirë të saj.

Janë plot 7 skuadra, duke filluar nga kampionia në fuqi dhe mbajtësja e 18 titujve, Vllaznia, e duke vijuar me Flamurtarin, dy herë kampion i vendit dhe pretendent edhe në këtë kompeticion.

Skuadra e Tiranës është një tjetër favorite për t’u shpallur kampione e Shqipërisë dhe këtë e ka treguar që në ditën e parë. Gjithashtu, kërkojnë të thonë fjalën e tyre përmes boksierëve me eksperiencë e të rinj edhe ekipet e tjera si Apolonia, Teuta, Kavaja dhe Rozafa.

Një ndër risitë e këtij kampionati ishte heqja e kaskave mbrojtëse të boksierëve. Sipas të deleguarit të Federatës së Boksit, Mëhill Volaj, heqja e tyre do të shërbejë për të rritur më tepër konkurrencën. Kampionia në fuqi, Vllaznia, që në ditën e parë shfaqi qartë pretendimet. Boksierët e këtij ekipi fituan çdo takim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB