
Borussia e Dortmundit do të përballet me Hamburgun në ndeshjen e javës së pestë të Bundesligës gjermane. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp është në krye të renditjes me 12 pikë të plota pas 4 ndeshjeve të para, megjithatë vazhdon të mendojë ende për humbjen e pësuar sezonin e kaluar nga Hamburgu në “Signal Iduna Park”.
Trajneri i verdhezinjve, në prag të kësaj ndeshjeje, deklaroi se skuadra e tij nuk do të bëjë të njëjtin gabim dhe se nuk do të lejojë që të humbasë 3 pikët në këtë përballje.
“Situata nxehet me ndeshjen ndaj Hamburgut në fushën tonë”,tha Klop.
“Sezonin e kaluar kundërshtarët tanë nuk i panë aspak diferencat kur luajtën këtu. Të shohim nëse këtë radhë do të jem në gjendje të administroj gjendjen. Ju siguroj se kemi plane të qarta për këtë”, shtoi Klopp.
Ndërsa trajneri i Hamburgut, Torsten Fink, deklaroi se skuadra e tij do të bëjë gjithçka për të përsëritur suksesin e arritur sezonin e kaluar.
“Borusia Dortmund është një prej skuadrave më të mira në Gjermani. Vitin e kaluar fituam në fushën e kësaj skuadre dhe kjo ishte shumë e rëndësishme për ne. Na ndihmoi të kuptojmë se fitorja në fushën e tyre mund të arrihet. Është e qartë se këtë vit nuk do të jemi në gjendje të bëjmë të njëjtën paraqitje, por në fund të fundit nuk kemi asgjë për të humbur prandaj do të japim maksimumin”, tha Fink.
Ndeshja Borussia Dortmund-Hamburg do të luhet të shtunën në orën 18:30.
Top Channel