Iniesta-Barça, ende larg rinovimi

13/09/2013 00:00

Tek Barcelona shfaqen probleme me procesin e rinovimeve të futbollistëve dhe ai që e shkakton këtë është pikërisht Andres Iniesta.

Sipas të përditshmes spanjolle ‘AS’, mesfushori 29-vjeçar ka refuzuar ofertën e parë të drejtuesve të Barcelonës për zgjatjen e bashkëpunimit me kampionët e Spanjës.

Por jo vetëm kaq. Gjithnjë sipas ‘AS’, shkaku i refuzimit të ofertës nga Iniesta u bë diferenca e madhe mes ofertës së klubit dhe kërkesës që lojtarit. Mësohet se Iniesta ka shprehur dëshirën për një rritje page në nivelin e asaj që kanë futbollistët elitarë të skuadrës, përfshi edhe Mesin. Nëse kjo nuk do të ndodhë, futbollisti nga Albasete në vitin 2015 do të dalë në merkato.

Por, problemi qëndron se vlera e futbollistit është shumë e lartë dhe jo të gjitha klubet evropiane do të jenë në gjendje të paguajnë shifra marramendëse për të siguruar shërbimin e tij.

Të vetmet skuadra që mund t’i lejojnë shpenzime të tilla janë PSG, Manchester City dhe Monaco që do të hapnin një ankand që nuk është parë ndonjëherë.

Top Channel