“Dyshja Alonso-Raikkonen do të ketë probleme”

13/09/2013 00:00

Ferrari ka rrezikuar me rikthimin e finlandezit Kimi Raikkonen. Ky është mendimi i Alain Prost, 4 herë kampion bote në Formulën 1.

Ish-piloti francez u shpreh për ‘Bild’ se “Kokëkuqja” e mori një vendim të tillë duke u nisur nga tensioni i qartë mes skuderisë dhe Fernando Alonsos: “Është një vendim i rrezikshëm. Si tifoz, më pëlqen fakti që Ferrari do të ketë dy kampionë, por mendoj se Ferrari zgjodhi Raikkonenin si pasojë e marrëdhënies së tensionuar që skuderia ka me Alonson.”

Alain Prost e ka provuar vetë se ç’do të thotë të jesh në një skuadër me një kampion tjetër, pasi ka qenë tek McLaren së bashku me brazilianin Ayrton Senna, me të cilin kurrë nuk ka shkuar mirë.

“Nuk mendoj se Stefano Domenicali ka aftësinë për të menaxhuar dy pilotë të tillë. Do të ishte ndryshe çështja me Jean Todt apo Ross Brawn, kështu që mendoj se mes këtyre pilotëve do të ketë tension”, shtoi Prost.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA