Conte: Supersfida, më e rëndësishme për Interin

13/09/2013 00:00

Supersfida e parë e sezonit në Serinë A do të jetë një provë sidomos për Interin. Ky është mendimi i trajnerit të Juventusit, Antonio Conte, i cili në konferencën e shtypit para ndeshjes Inter-Juve ka zhvendosur presionin tek zikaltërit.

“Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme nga pikëpamja psikologjike, sidomos për Interin. Ne duhet të bëjmë shumë kujdes, është një supersfidë, por vlen vetëm 3 pikë. Nëse fiton, Interi do të ketë edhe më shumë vetëbesim”, u shpreh Conte, i cili mendon se kundërshtarët e së shtunës mund të bëjnë surprizën duke fituar titullin, ashtu siç bëri Juventusi dy vite më parë.

“Sezoni i shkuar i Interit ishte shumë i keq edhe pse lojtarët i kishte të mirë. Them kështu sepse nuk mundet në transfertë Juventusi nëse ke lojtarë të dobët. Interi ka një bazë të mirë. Dy vite më parë, ne të Juventusit na kritikuan për merkato të dobët dhe thonin se do të dilnim në vend të gjashtë, por në fakt morëm titullin. Mund të ndodhë diçka e tillë me Interin këtë sezon edhe pse shpresoj që jo.”

Supersfida Inter-Juventus do të luhet të shtunën në orën 18:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA