Babai i Ozil sulmon Florentino Perez

13/09/2013 00:00

Nuk kanë të përfunduar polemikat mes drejtuesve të Realit të Madridit dhe familjes së Mesut Ozil. Kreu i klubit madrilen, Florentino Perez përpara disa ditëve deklaroi se klubi vendosi të shesë mesfushorin gjerman pasi ishte shumë i dhënë pas jetës së natës dhe femrave.

Babai i 24-vjeçarit, Mustafa Ozil nuk e mirëpriti këtë deklaratë të kreut të klubit“Merenges dhe u hodh në kundërsulm. Në një intervistë të dhënë për të përditshmen gjermane “Bild”, Mustrafa Ozil e cilësoi Florentino Perez si një njeri pa nder.

“Një njeri shumë i pasur nuk mund të transformohet automatikisht në një njeri të nderit”, tha Mustafa Ozil. “Perez nuk është një njeri me nder. Është në interesin e tij që të deklarojë për mua e djalin tim si persona ambiciozë dhe të interesuar vetëm për paratë. Ne do të ndërmarrim veprime ligjore. Nëse Mesut bënte këtë jetë, sic thotë Perez, atëherë unë pyes veten se si ishte e mundur që ai ishte gjithnjë në formacionin bazë të Realit. Perez kërkon të dëmtojë imazhin e djalit tim sepse të gjithë e kritikuan për vendimin e marrë për shitjen e tij”, tha babai i fantazistit turko-gjerman.

Top Channel