Allegri: Kaka’ do të luajë titullar

13/09/2013 00:00

Në prag të transfertës në Torino, trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, është i bindur se Kaka’ do të shkëlqejë sërish me fanellën kuqezi.

“Kaka’ ka bërë gjëra të mëdha me Milanin, në 3 vitet e fundit nuk ka luajtur shumë me Realin, por është në dispozicion. Nuk është në formën e tij më të mirë, por ndaj Torinos mund të niset titullar. Është i emocionuar para këtij debutimi të dytë. Mund t’i japë ende shumë skuadrës”, deklaroi Allegri për mediat italiane.

Më tej, tekniku i kuqezinjve foli edhe për dëmtimet e shumta në mbrojtje: “Fatmirësisht, Zaccardo nuk u largua gjatë merkatos së verës pasi nesër do më duhej të spostoja një mesfushor në të djathtë të mbrojtjes.”

Ndeshja Torino-Milan do të luhet të shtunën në orën 20:45.

Top Channel