Renditja e FIFA-s, Shqipëria zbret 7 vende

12/09/2013 00:00

Shqipëria renditet në vendin e 45 në renditjen e FIFA-s për muajin shtator duke shënuar kështu një rënie prej 7 vendesh në klasifikim në krahasim me muajin gusht.

Humbjet e fundit të kombëtares kuqezi në kualifikueset për Botërorin “Brazil 2014” kanë çuar në këtë rënie.

Përsa i përket kundërshtarëve tanë në grupin E, Zvicra renditet në vend të 14 (1 pozicion më lart), Sllovenia në vend të 29 (16 pozicione më lart), Norvegjia në vend të 39 (14 pozicione më poshtë), Islanda në vend të 54 (16 pozicione më lart) dhe Qipro në vend të 134 (11 pozicione më poshtë).

Spanja vazhdon të ruajë kryesimin e kësaj renditjeje, por këtë muaj ndiqet nga Argjentina, skuadër që ka zbritur Gjermaninë në vendin e tretë. Në vend të katërt Italia dhe pesëshen e parë e mbyll Kolumbia.

Renditja e 10 kombëtareve më të mira sipas FIFA-s:

1. Spanja 1514 pikë
2. Argjentina 1263
3. Gjermania 1261
4. Italia 1199
5. Kolumbia 1180
6. Belgjika 1159
7. Uruguaj 1128
8. Brazili 1067
9. Holanda 1058
10. Kroacia 1051
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA