Pelé: Neymar përmirësohet çdo ditë

12/09/2013 00:00

Në përfundim të ndeshjes kundër Portugalisë, Neymar ka marrë lëvdata nga
shumë palë, duke filluar nga legjenda e futbollit brazilian Pelé.

“I kisha thënë disa herë të linte mënjanë pozicionin në të majtë. Me më shumë fushë në dispozicion ai është në gjendje të shkelqejë më shumë”, ka thënë Pelé.

Sipas fenomenit të futbollit brazilian, tani mbetet që asi i ri i Barcelonës të shihet në botërorin e ardhshëm.

Brazili mundi Portugalinë me rezultatin 3-1 në një ndeshje miqësore ku Neymar ishte autor i një goli të bukur dhe një asisti.

Ai shmangu tre kundërshtarë për të shënuar golin e dytë të ndeshjes, ndërsa më parë kishte krosuar nga goditja e këndit në golin e shënuar me kokë nga Thiago Silva.

Sulmuesi Jo rrumbullakosi fitoren e Brazilit në fillim të pjesës së dytë. Fillimisht, Portugalia kishte kaluar në avantazh me anë të Raul Meireles pas një gabimi në mbrojtje të Maicon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA