Imami: Nuk ishte program por një fjalim

12/09/2013 00:00

Demokratët besojnë se të shtunën dhe në vijim do ta kenë të lehtë të
bëjnë oponencën e programit qeveritar të kabinetit Rama, sepse, sipas
tyre, Kryeministri Edi Rama nuk ka një program real, ku premtimet
elektorale të shoqërohen me masa dhe afate të qarta për realizimin e
tyre.

“Kryetari i PS-së zgjodhi të mbajë një fjalim të gjatë dhe të flasë për gjithçka dhe per asgje, sepse, ne fakt, PS nuk ka nje program. Se pari, nuk u percaktua nje kohe, nuk u percaktuan disa hapa. Fushata elektorale ka tre muaj qe ka kaluar. Kohe per te menduar ka patur dhe mund te ishte planizuar se çfare do te bejne dhe si do ta bejne. Ne fakt, nuk degjuam asnjehere se kur dhe si do te behen keto gjera”, tha Imami.
 
Ish-ministri i Mbrojtjes ben pjese tek ata politikane qe besojne se nuk ka premtim qe nuk mund te realizohet. Por ne rastin e dy premtimeve me te spikatura te kryeministrit Edi Rama, taksimin progresiv, kush fiton me shume, paguan me shume dhe shendetesine falas pa kontribute, demokratet jane te bindur se do te sjellin regres, me taksa me te larta direkte dhe indirekte.

“Çdo gje realizohet. Nuk ka gjera te parealizueshme. Ka edhe takse te jashtezakonshme, siç eshte vendosur ne 45-n ne kete vend dhe mund te realizohet. Dhe taksa progresive po keshtu mund te realizohet. E realizoi edhe shoku Enver premtimin per shendetesi falas, por ne fakt nuk ka patur shendetesi falas. Shendetesia mbahej me parate qe dilnin nga puna e qytetareve te ketij vendi. Dhe ne kete rast, nuk kemi gje tjeter, veçse kemi nje taksim jo te drejtperdrejte. Do te ishte fat i madh qe te tilla projekte ekstreme te mos gjenin realizim, por kjo eshte nje çeshtje qe do t’i mbetet kohes”, thotë Imami.
 
Por duke mbajtur kete qendrim kritik dhe mosbesues ndaj programit te kryeministrit Rama, demokratet thone se kane nje arsye madhore perse nuk urojne deshtimin e qeverise.

“Une personalisht dhe cdo qytetar shqiptar nuk eshte i lumtur, nese kjo Qeveri do te deshtoje dhe sidomos kaq shpejt. Jemi ne kushtet e nje krize, e cila ka mberthyer te gjithe Europen. Dritarja ende duket shume e larget. Dhe, nese nuk do te kete nje seriozitet per t’iu pergjigjur kesaj emergjence, sigurisht qe Qeveria do te deshtoje, por kjo nuk eshte çeshtje e qeverise. Eshte çeshtje e qytetareve shqiptare. Ne nuk mendojme se sa me keq te jete Shqiperia, aq me mire do te jete PD-ja. Ata menduan keshtu. Nuk lejuan per 4 vjet qe vendi te futej ne Bashkimin Europian, sepse menduan sa me keq vendi, aq me keq PD-ja, aq me mire PS-ja. Jo! Kjo nuk eshte konstruktive, kjo nuk eshte ajo çka kerkojne shqiptaret sot”, sqaron Imami.

 

Top Channel