
Tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në fillim të javës me videoklipin e këngës ‘Wrecking Ball’, ku shfaqej krejtësisht nudo dhe Miley Cyrus ka shpjeguar se lakuriqësia e saj ka një mesazh shumë të thellë e personal.
Këngëtarja 20-vjeçare ka thënë se ky videoklip është një simbol i gjendjes së saj kohët e fundit.
Në një intervistë radiofonike për ‘Z100”, Cyrus theksoi: “Video është më e thellë nëse njerëzit do të shohin përtej lakuriqësisë sime. Unë shfaqem nudo sepse jam e shkatërruar. Kënga është një baladë pop. Shumë njerëz e gjejnë veten tek një këngë e tillë.”
Cyrus e pranon se fakti që shfaqet nudo mund të bëjë publikun të mendojë se ka kërkuar thjesht të tërheqë vëmendjen.
“Realizimi i videoklipit ka qenë një eksperiencë e fortë emocionale. Nëse njerëzit përdorin imagjinatën, dallohet që unë jam shumë e trishtuar në këtë video. Kjo duket nëse sheh sytë e mi.”
Dakord Miley, por vështirë se njerëzit përqendrohen tek sytë e tu kur shohin këtë videoklip.
Top Channel