Zyrtare/Chelsea shkarkon trajnerin Rosenior pas humbjes fatale me Brighton
“Bale kushtoi 100 milionë? Bukur, atëherë unë them se Hamsik nuk ka çmim dhe nuk është në shitje”.
Me këto fjalë Rafa Benitez tregon se i ka idetë e qarta përsa i përket asaj që konsiderohet blerja e vitit në sezonin e ri futbollistik.
Spanjolli e vlerëson lojtarin e së majtës që nga Tottenham kaloi tek Real Madrid, por nuk është dakord me vlerën financiare që i është dhënë futbollistit uellsian.
“Çmimi i Hamsik? Në këtë treg nëse thua një shifër, gjithçka përfundon me blerjen e lojtarit. Nëse marrim shembullin e Bale, atëherë unë them se Hamsik nuk ka çmim sepse nuk duam ta shesim”, ka thënë Benitez.
Marek Hamsik, lindur në Sllovaki, luan me ekipin e Napolit që prej vitit 2007 dhe me aftësitë e tij si mesfushor dhe golashënues është kthyer në ikonën e ekipit të kaltër.
Top Channel