Dalin videot e dëshmive të Bill e Hillary Clinton në Kongres për lidhjen me Epstein: E vërteta e fotos në vaskë, biseda me Donald Trump për financierin Katalonja i ka bërë një kërkesë të fuqishme për pavarësi qeverisë spanjolle me rastin e festës kombëtare të Diadës.
Në Barcelonë, ashtu si dhe në zona të tjera të rajonit, qindra-mijëra persona kanë krijuar një zinxhir njerëzor prej 400 kilometrash për të kërkuar zhvillimin e një referendumi për shkëputjen nga Spanja.
Pavarësia është një dëshirë e herëshme e katalanasve që është fuqizuar edhe më shumë si pasojë e recesionit të viteve te fundit dhe shkrutimeve te shpenzimeve publike nga qeveria qendrore.
Sipas një sondazhi 52 përqind është pro shkëputjes, ndërsa 80 përqind e të intervistuarve mbështesin zhvillimin e një referendumi.
Manifestuesit i kërkojnë Artur Masit, president i Katalonjës dhe i Partisë Konvergjencë dhe Bashki, të mos shtyjë datën e referendumit, sic ka lënë të kuptohet kohët e fundit.
Ata duan që ai të zhvillohet vitin e ardhshëm. Mas i cili ka takuar në mënyrë sekrete kryeministrin Marino Rahoi në fund të muajit gusht është shprehur se dicka e tillë mund të kryhet vetëm me konsensusin e Madridit, në të kundërt referendumi do të mbahet pas 3 vitesh.
Top Channel