Bale: Do të jap maksimumin

12/09/2013 00:00

Gareth Bale, blerja më e shtrenjtë e historisë së futbollit (101 milionë euro), theksoi gjatë prezantimit të fanellës së tretë të Real Madrid se do të japë maksimumin nën urdhrat e Ancelotti, edhe pse pranoi se aktualisht nuk është në formën e tij më të mirë.

“Do të luaj aty ku do të më thotë trajneri dhe në atë pozicion do të jap 100%. Shpresoj të përshtatem mirë me skuadrën e re”, deklaroi uellsiani, i cili u ble nga Tottenham Hotspurs këtë verë.

Bale foli edhe për ditët e para së bashku me shokët e rinj të skuadrës: “Jam shumë i emocionuar. Shokët më kanë pritur shumë mirë. Cristiano më ka bërë të ndihem mirë dhe shpresoj që të kënaqemi së bashku në fushën e lojës. Mezi pres të luaj me të, është një nga arsyet pse vendosa të firmosja me Realin.”

Reali do të luajë të shtunën në transfertë ndaj Villarreal (22:00) dhe me shumë mundësi do të ketë disa minuta edhe për Gareth Bale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA