Afganistani, kampion i Azisë së Jugut

12/09/2013 00:00

Afganistani, vend i rrënuar nga lufta dhe terrorizmi, ka fituar trofeun e
parë futbollistik, duke mundur 2-0 Indinë në finalen e Kampionatit të
Federatës së Azisë Jugore, e luajtur në Katmandu të Nepalit.

Lajmin e bën të ditur agjencia “Pajhwok”, sipas të cilës dy golat janë shënuar nga ylli afgan Mustafa Azadzoi në minutën e ‘8 dhe Sanjar Ahmadi në të ’18.

Sapo është dëgjuar vërshëllima finale e arbitrit, një turmë e madhe tifozësh afganë është derdhur në rrugët e Kabulit duke brohoritur nga gëzimi, por edhe duke qëlluar me armë zjarri në ajër.

Top Channel