Presidenti i Republikës Bujar Nishani dekretoi të sot pikërisht në oren
11:00 kur ishte vendosur mbledhja e Parlamentit, të gjithë anëtarët e
kabinetit të ri qeveritar.

Nderkohe qe kryetari i Kuvendit Ilir Meta, pas nje takimi me kryetaret e grupeve parlamentare, Gramoz Ruçi, Edi Paloka dhe Petrit Vasili deklaroi shtyrjen e seances plenare per ne oren 18:00 te pasdites se sotme.

Ne seancen e pasdites do te behet edhe prezantimi i Keshillit te ri te Ministrave dhe i programit te Qeverise se re. Por debate mbi programin do te zhvillohen ne fundjave, gjate pasdites se shtune dhe dites se diel, ne nje seance te posaçme. Perkunder deklarimeve te nje dite me pare dhe paralajmerimeve deri dhe per bojkot nga  ana e opozites, lidhur me kohen e pamjaftueshme per debatin mbi programin, duket se mosmarreveshjet jane sheshuar dhe seancat e para qe do te legjitimojne edhe Qeverine e re, kane nisur me konsensus.

 

Top Channel