Miqësore, Brazili mposht Portugalinë

11/09/2013 00:00

Brazili mundi Portugalinë me rezultatin 3-1 në një ndeshje miqësore ku shkëlqeu Neymar, autor i një goli të bukur dhe një asisti.

Neymar shmangu tre kundërshtarë për të shënuar golin e dytë të ndeshjes, ndërsa më parë kishte krosuar nga goditja e këndit në golin e shënuar me kokë nga Thiago Silva.

Sulmuesi Jo rrumbullakosi fitoren e Brazilit në fillim të pjesës së dytë.

Fillimisht, Portugalia kishte kaluar në avantazh me anë të Raul Meireles pas një gabimi në mbrojtje të Maicon.

Takimi u zhvillua në Foxborough, një qytet pranë Bostonit (SHBA). Mungesa e madhe e kësaj miqësoreje luksi ishte Cristiano Ronaldo, i dëmtuar pas fitores së kombëtares së tij me Irlandën e Veriut.

Top Channel