Lotusi përgënjeshtron zërat e tërheqjes nga F1

11/09/2013 10:20

Lotusi përgënjeshtroi zërat që janë përhapur mbi mungesën e qëndrueshmërisë financiare të kompanisë, pas publikimit të ekzistencës së një borxhi prej 120 milionë eurosh.

Skuadra shkoi deri atje sa theksoi se të gjithë zërat që vënë në pikëpyetje qëndrimin e skuadrës në Formula 1 janë në rastin më të mirë të keqinformuara dhe në rastin më të keq keqdashëse.

”Përsa i përket borxhit prej 120 milionë eurosh, mjafton një verifikim i thjeshtë për të kuptuar se ai nuk është një detyrim direkt i Lotusit dhe se 90 milionë prej tij, nuk konsiderohen as si borxh real”, shkruante skuderia në një komunikatë.

”Këto zëra i mungojnë respekt të gjithë atyre që punojnë dhe ndodhen në këtë skuadër, duke punuar përditë për të rritur nivelin e skuadrës sonë. Të gjithë detyrimet dhe pagat janë shlyer gjithmonë në kohën e duhur dhe Lotusi do të vazhdojë të kryejë një sërë përmirësimesh deri në fund të këtij sezoni”, shtoi skuadra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA