Tashmë është zyrtare: në 2014-n Felipe Massa nuk do të pilotojë më një makinë Ferrari.
Lajmi është konfirmuar nga vet piloti brazilian, me një shënim të publikuar në Instagram. “Botërorin e ardhshëm nuk do të garoj më me një Ferrari. Dua të falënderoj skuderinë për të gjitha fitoret dhe të gjitha momentet e bukura që kemi kaluar së bashku”.
Megjithatë, aventura e Massa-s në Formula 1 duket e destinuar të mos përfundojë këtu: “Për 2014-n dua të gjej një skuderi, që të më ofrojë një makinë kompetitive për të fituar”.
“Falënderoj gruan dhe gjithë familjen time, tifozët e mi, por edhe sponsorët. Nga secili prej tyre – vazhdon Massa, – kam marrë gjithnjë një mbështetje të madhe! Tashmë dua të jap maksimumin me Ferrari-n gjatë këtyre 7 garave të fundit. Por, në 2014-n do të doja të gjeja një skuderi, e cila do të më jepte një makinë kompetitive për të fituar edhe shumë gara të tjera, pse jo për të fituar edhe titullin kampion, i cili vazhdon të jetë ëndrra ime më e madhe! Falemnderit të gjithëve!”.
Massa largohet nga Ferrari pas 8 vitesh. Erdhi te “kokëkuqja” në vitin 2006 pas 3 sezoneve të kaluar me Sauber. Me njëvëndëshen e kuqe ai ka fituar 11 Çmime të Mëdha, teksa iu afrua shumë pranë titullin kampion bote në vitin 2008.
Favorit për të pasuar atë te Ferrari është finlandezi Kimi Raikkonen, një ish-shok skuderie me Felipe-n përgjatë 3 sezoneve, 2007-2009.
Top Channel