Basha: Respektoni hapat ligjorë

11/09/2013 00:00

Opozita ia ka dalë t’i imponohet mazhorancës për të marrë kohën e
nevojshme për debatin parlamentar rreth programit të ri qeveritar, një
vendim me të cilin deputetët opozitarë u njohën në një mbledhje të
përbashkët në selinë e Partisë Demokratike.

Duke e cilesuar si antikushtetues dhe te rrezikshem vendimin e nje dite me pare, qe programi te prezantohej dhe te debatohej i shkeputur nga perberja e qeverise, kreu i opozites, Lulzim Basha, i kerkoi mazhorances te respektoje hapat e tjere ligjore per njohjen zyrtarisht te opozites me programin.

“Uroj qe vendosja e procesit ne binaret kushtetues te nise nje ore e me pare, duke filluar me depozitimin kushtetues te progranit qeverises, çka nuk ka ndodhur akoma. Presim qe programi te na vihet ne dispozion nga Kuvendi i Shqiperise, Ndaj uroj qe, ky reflektim i cili erdhi vetem pas qendrimit tone te forte dhe te prere ne mbrojtje te parimeve te transparences, pergjegjshmerise dhe llogaridhenies te perkthehet ne veprime konkrete dhe te mos pasohet nga akte dhe mendesi te tjera te vjetra, qe kane vetem nje qellim, t’i mbyllin gojen opozites”, u shpreh Basha.
 
Partia Demokratike beson se nepermjet asaj qe e cileson si perpjekje antikushtetuese per te perjashtuar opoziten nga debati, kryeministri i dekretuar Edi Rama, ka patur si qellim shmangien e pergjegjesise publike per t’u pergjigjur rreth premtimeve dhe menyres se realizimit te tyre nepermjet programit qeverises.

“Nese qendrimi i papranueshem i djeshem, ishte nje perpjekje per t’i ikur, siç besojme ne, transparences nga frika e mbajtjes se premtimeve, atehere i garantojme perfaqesuesit e mazhorances, por edhe qytetaret shqiptare, se opozita eshte e vendosur ta luaje rolin e saj ne menyre te plote dhe te beje transaprencen e plote para qytetareve te çdo premtimi me te cilin kjo mazhorance ka ardhur ne pushtet. Persa u perket mbajtjes se premtimeve, kjo mazhorance nuk do te kete asnje minute paqe me opoziten shqiptare”, theksoi Basha.

Top Channel