“US Open”, Rafael Nadal mposht Novak Djokovic

10/09/2013 03:00

Rafael Nadal konfirmoi momentin e mirë që po kalon edhe gjatë së hënës, duke u shfaqur forcë dominuese në tenisin për meshkuj, pasi mposhti në 4 sete numrin 1 të botës, Novak Djokovic, në finalen e “US Open”.

Tenisti spanjoll, i lindur në Majorka, fitoi 6-2, 3-6, 6-4, 6-1. Për të, ky është titulli i dytë në “US Open”, tepër i rëndësishëm për rikthimin si triumfator në kulmin e fuqisë së tij, pas një beteje të gjatë me rikuperimin e një dëmtimi në gju.

Nadal mori hak ndaj humbjes, që i shkaktoi Djokovic në vitin 2011, sërish në “US Open”, për të ngritur lart trofeun e 13 të tij, në kompeticionet “Grand Slam”. Ai ndodhet vetëm 1 trofe larg amerikanit Pete Sampras dhe 4 larg zvicerianit Roger Federer.

Në përballjen e 37-të mes dy tenistëve, apo i 6-shti në një finale “Grand Slam”-i, numri 2 i botës Nadal rriti ecurinë pozitive në fushat e vështira prej çimentoje, në 22 fitore radhazi.

Serbi Djokovic shijon kështu humbjen e dytë radhazi në finalet e “US Open”, pas asaj që humbi në 5 sete me Andy Murray, në vitin 2012.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA