Shqipëria, sot sfida ndaj Islandës

10/09/2013 00:00

Shqipëria luan sot në mbrëmje ndeshjen e tetë të grupit të kualifikueseve për në Botërorin e Brazilit që do të zhvillohet në vitin 2014.

Përballë do të ketë një rival direkt për vendin e dytë në grup që do të mbante gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm. Parashikimet japin favorit ekipin tonë për të mos dalë pa pikë nga Islanda, por ishulloret vijnë nga një barazim me Zvicrën e vendit të parë 4-4 të premten e shkuar.

Islanda arriti të fitojë në Tiranë me rezultatin 3 me 1, një rezultat në fakt që nuk pritej dhe i dha shpresa ekipit islandez. Por, pavaresisht humbjes në Slloveni, ekipi kombëtar tregoi një nivel rritjeje në lojë, duke shpresuar për ndeshjen e sotme të Rekjavikut.

Gjithsesi, humbja do ta nxirrte jashtë pretendimeve për kualifikim ekipin tonë kombëtar.

Ndeshja do të nisë në orën 21:00.

Top Channel