Mundemi edhe në Islandë

10/09/2013 00:00

Islanda u pa si ishulli i shpresës për Shqipërinë, por pas 90 minutash lojë nuk rezultoi kështu. Shqipëria është mundur nga Islanda 2-1 dhe ëndrra e vendit të dytë në grup është shuar përfundimisht.

Kombëtarja krijoi iluzionin se mund të arrinte një fitore të madhe në Islandë pasi kaloi në avantazh me anë të Valdet Ramës në minutën e nëntë, por rezultati u përmbys dhe kuqezinjtë pësuan humbjen e dytë në 5 ditët e fundit.

Skuadra e De Biazit nuk arriti dot të ruante avantazhin dhe aq më pak t’i bënte ballë lojës në krah të islandezëve. Dy krosime nga e djathta sollën dy golat e Bjarnason (13’) dhe Sigthorsson (47’).

Ndryshe nga ndeshja me Slloveninë, Shqipëria nuk pati forcë reaguese dhe rrezikoi shumë pak portën islandeze me anë të goditjeve nga larg.

Kjo humbje, e ndërthurur me fitoren e Sllovenisë në Qipro (0-2), bëjnë që Shqipëria të zbresë në vendin e parafundit të grupit E dhe t’i japë fund ëndrrës për të prekur për herë të parë historinë, Botërorin “Brazil 2014”.

Zvicra 18 pikë
Islanda 13
Sllovenia 12
Norvegjia 11
Shqipëria 10
Qipro 4

Top Channel