Vettel: Bukur të mundësh ferraristët në Monza
09/09/2013 00:00
Sebastian Vettel fitoi Cmimin e Madh të Italisë ditën e dielë dhe deklaroi pas garës se është ndjesi e bukur të mposhtësh në pistën e Monzës pilotët e Ferrarit.
“Ishte një garë fantastike dhe është shumë bukur të mundësh djemtë me të kuqe në shtëpinë e tyre”, theksoi piloti i Red Bullit, i cili me këtë fitore çoi në 53 pikë avantazhin ndaj Alonsos, i cili renditet i dyti në klasifikimin e përgjithshëm të pilotëve.
“Ishte një ditë ku punuam shumë dhe patëm probleme me kutinë e marsheve, por patëm diferencë të mjaftueshme”, shtoi gjermani tre herë kampion bote.
Top Channel