U-21, Shqipëria përballë kampionëve spanjollë

09/09/2013 00:00

Kombëtarja U-21 e Shqipërisë do të luajë sot ndeshjen më të vështirë të kualifikueseve për Europianin e vitit 2015 të kësaj grupmoshe. Skuadra e drejtuar nga Skënder Gega do të zbresë sot në fushë ndaj Spanjës, në Logrono.

Shqipëria ende nuk ka marrë asnjë pikë nga tre ndeshjet e para të grupit dhe duket shumë e vështirë që të jetë takimi i sotëm ai që do i japë pikën e parë pasi përballë do të jenë lojtarë që luajnë me skuadra të mëdha si Reali, Barcelona apo Atletico Madrid.

Morata, Deulofeu apo Oliver Torres janë disa nga lojtarët më të spikatur që shihen në Spanjë si një tjetër “brez i artë” i futbollit iberik dhe që vijnë pas fitores në Europianin U-21 të vitit 2013.

Ndeshja Spanjë-Shqipëri do të luhet sot në orën 20:30.

Renditja e grupit 4 të kualifikueseve të EURO 2015 është e tillë:

Hungaria 6 pikë

Spanja 3

Bosnje dhe Hercegovina 3

Austria 3

Shqipëria 0

Top Channel