Juventus, Yildiz sfidon presionin: Duam vendin e dytë, skuadra është e karikuar për fundin e sezonit
Largimi i papritur i Ozil nga Reali i Madridit drejt Arsenalit bëri që mediat sportive të hedhin hipotezat e tyre mbi shkaqet që çuan drejtuesit madrilenë të heqin dorë nga fantazisti turko-gjerman.
“El Mundo” shkruan në versionin online të saj se madrilenët ishin të lodhur nga jeta e shfrenuar e Ozil që ishte një frekuentues i rregullt i jetës së natës, por jo vetëm kaq, por lidhja me bukuroshen nga Venezuela, Aida Yespica e shpërqendroi fare nga objektivat e tij në karrierë.
E njëjta gazetë shkruan se që pas lidhjes me bukuroshen 31-vjeçare Ozil shpenzonte orë të tëra duke udhëtuar për t’u takuar me të në Itali dhe Francë, madje këto udhëtime u shpeshtuan aq shumë sa në disa raste futbollisti kthehej në Spanjë vetëm pak orë para ndeshjeve.

Kjo bëri që drejtuesit e Realit t’i lëshonin një ultimatum ku i kërkonin që të vendoste karrierën para jetës së tij private. Por kur rezultati ishte i njëjtë dhe oferta e Arsenalit e majme, (plot 50 mln euro), ata vendosën të mos mendoheshin dy herë, por ta largonin atë.

Tashmë, fantazistin e pret aventura e tij e re në Londër, ku nga pas pritet t’i shkojë edhe e dashura e tij e re, Mandy Capristo.

Top Channel